E keni ditur GABIM! Peshk i pjekur, i zier apo i skuqur, cili nuk e dëmton zemrën?!

Soft

E keni ditur GABIM! Peshk i pjekur, i zier apo i skuqur, cili nuk e dëmton

Peshku është një ata përbërës që kërkon kujdes në përgatitje. Nëse e skuqni nuk duhet të thithë shumë vaj, i pjekur nuk duhet të thahet shumë dhe nëse e zieni duhet të dini si të ruani shijen e mirë. Po kështu janë edhe preferencat e njerëzve në lidhje me recetat e peshkut, të ndryshme. Megjithatë në këtë artikull nuk do të flasim për shijen e mirë të tij, por për mënyrën e gatimit që ju dhuron më shumë shëndet. Ekspertët rekomandojnë disa mënyra të cilat favorizojnë më tepër shëndetin e mirë të zemrës.

Shumë studime flasin për vlerat e omega-3, gjendet me shumicë tek peshku. Sipas ekspertëve në një studim të zhvilluar në Universitetin e Hauait, në mes mënyrave më popullore të gatimit të peshkut ai i zier dhe i pjekur duket se arrin të sjellë më shumë vlera për trupin. Krahasimi i ekspertëve matet me sasinë e omega-3 që përfitoni pasi e gatuani peshkun. Sa më shumë të jetë ruajtur ajo gjatë gatimit aq më të vogla janë shancet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sa më i thatë, i konservuar apo i skuqur të jetë peshku aq më shumë rrit riskun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve si tek burrat ashtu dhe tek gratë. Sipas Dr Lixing Meng nga “Universiteti i Hawait”, burrave ju duhet të marrin 3.3 gr omega-3 në ditë në mënyrë që të mbajnë një shëndet kardiovaskular të shëndetëshëm. Gratë rekomandohet të marrin të njëjtat sasi megjithëse efektet e omega-3 janë më të dukshme tek burrat. Marrja e sasisë së duhur të omega-3 e ul rriskun e dëmtimit të zemrës dhe rrugëve të saj deri në 23%. Sipas ekspertëve ky studim ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e njerëzve mbi konsuminimin dhe gatinin e duhur të peshkut si një burim domethënës i omega-3.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion