Duhet të bëni kujdes nga mishi kuq, ky ushqim rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Rastet e sëmundjes së zemrës janë shtuar shumë së fundmi dhe mjekët herë as here na këshillojnë për ushqimet që duhet të konsumojmë apo jo. Njëra prej tyre është mishi i kuq. Një studim bërë nga shkencëtarët britanikë, tregojnë se çfardo formë e mishit të kuq siç janë bifteku, mishi i qengjit apo mishi i derrit, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Në studim kanë marrë pjesë 20.000 persona, ku arritën në përfundimin se konsumuesit e mëdhenj të mishit të procesuar janë më të rrezikuar nga problemet me zemër.

Mësohet se mishi i procesuar sisuxhuki, sallami apo proshuta janë mishra të cilave u shtohen kemikale për ruajtje nga prishja. Kjo është një evidencë se mishi i kuq rrit nivelin e disa metabolitëve në gjak, të cilat lidhen me rrezik më të madh të sëmundjeve të zemrës, që është edhe një prej shkaqeve më të mëdha të vdekjeve në botë.


