Akuzat për falsifikim / Çështja e Luiz Ejllit shkon në Gjykatën e Lartë, Prokuroria kundërshton pafajësinë

Showbiz

Akuzat për falsifikim / Çështja e Luiz Ejllit shkon në

Çështja e ngritur ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, në lidhje me dyshimet për falsifikim dokumentesh është rikthyer sërish në vëmendje të publikut.  

Shhkak është bërë rekursi i Prokurorisë, e cila nuk pranon vendimi ne Gjykatës së apelit që e shpalli Ejllin të pafajshëm. Prokuroria e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor nga relatori i caktuar, gjyqtari Sokol Binaj.  

Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.  

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. Ndërkohë, bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim.

Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit. Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion