Disa prej teorive më të frikshme konspirative në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Soft

Disa prej teorive më të frikshme konspirative në Shtetet e

1.Disa njerëz besojnë se instalacioni ushtarak amerikan Zona 51 hulumton dhe eksperimenton mbi alienët dhe anijet e tyre kozmike.

2.Disa njerëz besojnë se një strukturë kërkimore në Alaskë është një laborator i kontrollit të mendjes.

3.Kompleksi i Mbrojtjes në Dakotën e Veriut u ndërtua gjatë Luftës së Ftohtë, por disa mendojnë se është e lidhur me Illuminati-n.

4.Ekziston një vullkan gjigant aktiv në Yellowstone, Wyoming dhe nëse shpërthen, mund të zhdukë SHBA-në. Teoricienët e konspiracionit besojnë se qeveria e di se kur do të ndodhë shpërthimi.

5.Roswell, New Mexico, është një qendër e famshme për teori në lidhje me UFO-t.

6.Disa besojnë se dhoma prapa malit Rushmore mban disa sekrete të mëdha.

7. Disa njerëz në Idaho thonë se qeveria po i helmon me kimikate.

8.Për vite me radhë, njerëzit në të gjithë Minesotën kanë raportuar se dëgjojnë tinguj të ulë gumëzhitjeje ose zhurma që vijnë nga qielli.

9.Deri në vitin 1988, kishte 3,000 raporte të njerëzve që tregonin se kishin parë UFO në Wytheville, Virginia.

10.Disa njerëz besojnë se tornadoja në Joplin në vitin 2011 u krijua në të vërtetë nga ushtria.

11.Një qytet fantazmë i braktisur në New Jersey u bë një nga teoritë më të hershme të konspiracionit në internet kur njerëzit thanë se qyteti ishte vend i një grupi që praktikonte udhëtimet ndërdimensionale.

12.Një astronom në Universitetin Shtetëror të Ohajos regjistroi një sinjal, që sipas teorive, mund të jetë dërguar nga një qenie jashtëtokësore./Insider

ME TE LEXUARAT