Kampionati Europian, Godelli dëmtohet dhe braktis garën, ja si u paraqit Erkand Qerimaj

Sport

Kampionati Europian, Godelli dëmtohet dhe braktis garën, ja si u

Daniel Godelli është dëmtuar dhe është tërhequr nga gara në Europianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Moskë.

Sportisti shqiptar, i cili garon në peshën 81 kg, që në provën e dytë e pësoi.
Në tentativë për të ngritur 152 kg në stilin e shkëputjes, Godelli u dëmtua dhe më pas mjekët panë gjendjen e tij. Ka qenë e pamundur që ai të garonte sërish dhe aventura e tij në Europian mbyllet jo sikur ai dëshironte.

Sot ka garuar edhe Erkand Qerimaj, në baterinë B për shkak të një dëmtimi që ka pasur. Ai nuk ishte në maksimumin e tij për këtë arsye. Ai ngriti 156 kg në shkëputje dhe 180 kg në shtytje. Vetë shkodrani pas garës shkruante në rrjetet sociale:

“Gara përfundoi, unë u rendita i dyti në shkëputje dhe i treti në dygarësh në baterinë time! Duke pasur parasysh edhe dëmtimin në bërryl, e konsideroj sukses garën dhe faktin që dola i padëmtuar! Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj, dashamirësit e mi”.

ME TE LEXUARAT