Çfarë do të ndodhë me pallatin e dëmtuar në Elbasan? Ministri Demo flet nga vendngjarja

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një vizitë në pallatin 5-katësh në Elbasan, ku shpërthimi tragjik i bombolës së gazit i mori jetën dy personave. Demo u shpreh se po sheh vazhdimësinë sesi do të marrë zgjidhje kjo emergjencë.
“Ne jemi duke parë me të gjitha institucionet vazhdimësinë dhe se si do të marrim zgjidhje për këtë problem. Duke filluar me vlerësimin e institutit të ndërtimit që tashmë e ka nxjerrë që pallati është i dëmtuar dhe është i pabanueshëm.
Dhe ky problem strukturor që ka pallati tashmë do të thotë që ne duhet të marrim vendimin se si do të ecim në vazhdim duke trajtuar të gjithë alternativat e rindërtimit apo duke parë dhe forma të tjera për ta akomoduar të gjithë banorët dhe familjet që kanë pasur banesa aty.
Unë sot jam këtu për të diskutuar me të gjithë institucionet lokale, për të trajtuar se kush janë rrugët që ne duhet të ndjekim për t’i dhënë zgjidhje problematikës në afatgjatë. Dhe çfarë ka elementë të tjerë për të kaluar këtë moment tranzitor”, tha ai.


