Bimët medicinale që duhet t’i rrisni në ballkonet e shtëpive tuaja

Soft

Bimët medicinale që duhet t’i rrisni në ballkonet e

Shtatë super bimët që ju shërojnë nga gripi, inflamacionet, infeksionet, spazma muskulare, pagjumësia etj.
Edhe pse modest, një ballkon ose kopsht me bimë mjekësore është një mrekulli e vogël e natyrës.

Një mrekulli aq e vogël, saqë mund ta krijosh dhe te cepi i dritares, apo në ndonjë qoshkë të oborrit.

Këto shtatë super bimë do t’ju shërojnë nga i ftohti, gripi, inflamacione, prerje të vogla, infeksione, dhimbje a spazma muskulare, ankth, mostretje dhe pagjumësi.

Për më tepër mund t’i përdorni edhe në kuzhinë sepse bimët mjekësore njihen për aromat e pangatërrueshme duke i dhënë në këtë mënyrë jetë ushqimit tuaj.

Farat e tyre mund t’i gjeni në çdo farmaci bujqësore ose tek tregjet e fshatarëve.

AgroWeb ju sjell një listë me 7 bimët që nuk duhet të mungojnë në shtëpinë tuaj, me disa këshilla praktike për secilën prej tyre.

Nenexhiku
Nenexhiku njihet për veçoritë e saj në qetësimin e stomakut. Ai mund të ndihmojë edhe në problemet e tretjes. Shija e freskët e çajit të nenexhikut gjithashtu njihet për lehtësimin e stresit dhe të tensionit, si dhe ul dhembjen e kokës. Gjerësisht e njohur me emërtimin mendë ose dhiozëm në disa treva të Shqipërisë.

 

Lule Basani
Lulja e Basanit ka një reputacion të fortë në lehtësimin e ankthit dhe për simptomat e depresionit. Si në rastin kur merret si çaj, dhe në rast kur përdoret në ëmbëlsira, basani është një zgjedhje e përkryer për ata që kanë probleme me lëkurën.

Sherebela

Sherebela është një bimë e shkëlqyer që ndihmon në lehtësimin e kollës dhe problemeve të fytit. Sherebela njihet për uljen e kohëzgjatjes së ftohjeve të rënda dhe sinozitit.

Lulja Kumakut
Lulja e Kumakut është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj të bukurisë, pasi ndihmon në djegiet e lëkurës. Ajo shëron aknet dhe probleme të tjera të lëkurës. Çaji i lules së Kumakut është shumë i mirë për të trajtuar dhe problemet e tretjes, gjithashtu është dhe shumë qetësues për problemet e ulçerës.

Rozmarina
Rozmarina është një tjetër bimë e rëndësishme, që ju ndihmon për përqendrimin dhe në rritjen e memories.

Rozmarina gjithashtu ju sjell në humor të mirë, ju ëmbëlson gojën dhe sigurisht që i shndërron mishrat e pjekur në diçka magjike në shije.

Lavanda 
Lavanda është një bimë shumë popullore, për shkak dhe të aromës shumë të fortë që e karakterizon.

Lulja e bukur ngjyrë vjollcë është shumë atraktive edhe për fluturat e bletët.

Madje dhe kopshtarët bien dakord se nuk mund të kesh kurrë mjaftueshëm lavandra në kopësht.

Lavanda ndihmon në qetësimin e dhembjeve dhe në krijimin e një gjendje relaksi. Aroma e saj e fortë përdoret dhe si qetësues në ambjentet e shtëpisë. Atë gjithashtu mund ta përdorni si ilaç në rast prerje, pasi funksionon shumë mirë si dezinfektant.

Kamomil
Çaji i kamomilit njihet botërisht për cilësitë e tij qetësuese. Por ajo që nuk dinë shumë njerëz, është se kamomili ndihmon shumë edhe me problemet e trejtjes. Gjithashtu kamomili ndihmon në qetësimin e irritacioneve të lëkurës nëse përdoret gjatë banjës.

ME TE LEXUARAT