Arkeologët izraelitë gjejnë një vezë pule 1 mijë vjeçare

Soft

Arkeologët izraelitë gjejnë një vezë pule 1 mijë

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vezë pule pothuajse 1.000-vjeçare në jug të Tel-Avivit. Gërmimet u zhvilluan në qytetin Javne.

“Studiuesit e zbuluan vezën e paprekur gjatë gërmimeve në një gropë antike”, njoftoi sot Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

“Edhe në nivelin global, ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë”, tha në një deklaratë Lee Perry Gal nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit dhe një ekspert për shpendët në botën antike.

Sipas tij, fatkeqësisht veza ka një çarje të vogël, që do të thotë se shumica e lëngut kishte dalë. Vetëm pak përbërje nga e verdha e vezës ishte ende e pranishme për të pasur një mundësi për analiza të ADN-së në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion