U kishte premtuar BE-në, 26-vjeçarja kapet në Pogradec duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Aktualitet

U kishte premtuar BE-në, 26-vjeçarja kapet në Pogradec duke

Një vajzë 26-vjeçe është arrestuar nga policia, pasi u kap në Pogradec duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm me makinën e saj tip “Benz”. E arrestuara është me inicialet Xh. H.

Sipas policisë, ajo u kap pranë fshatit Grabovicë duke transportuar në drejtim të Tiranës emigrantët nga vendet e lindjes të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për identifikimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale, të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion