Pushtet, lidhje dashurie e spiunazh/ Zgjerohet skandali në Nvidia! Huang në tre lidhje, a ka spiunazh?

Një histori që ndërthur pushtetin, dashurinë, spiunazhin dhe luftën teknologjike mes SHBA dhe Kinës po trondit botën e inteligjencës artificiale. Çështja ku është i përfshirë ish-drejtuesi i gjigandit të teknologjisë Nvidia, i dorëhequr të enjten pas zbulimit te lidhjes me një spiune te dyshuar kineze, sa vjen e bëhet më e ndërlikuar.
Sipas burimeve të CNN, informacionet e mbledhura deri tani nuk provojnë se gruaja ne fjale, Alice Huang, ka vepruar si spiune për Pekinin teksa ishte e lidhur. Madje, zyrtarët amerikanë nuk janë të një mendjeje nëse ekzistojnë prova të forta se ajo është rekrutuar nga Ministria kineze e Sigurisë së Shtetit, shërbimi sekret që konsiderohet homologu i CIA-s.
Sipas një hetimi të kompanisë private të inteligjencës Tesari, Alice Huang mund të ketë pasur aksione në kompani kineze që kanë favorizuar Huawei-n, rivalin kryesor të Nvidia-s në tregun kinez, ndërsa njëkohësisht kishte marrëdhënie biznesi me gjigantin amerikan.
Por ajo nuk ishte e vetmja grua me të cilën Huang kishte një lidhje. Hetimet zbuluan se Kimberly Powell, zëvendëspresidentja e Nvidia-s për sektorin e kujdesit shëndetësor, kishte po ashtu marrëdhënie jashtëmartesore me ish-CEO-n e kompanisë. Dhe nuk mbaron këtu.
Sipas Reuters, ish-drejtuesi 63-vjeçar ka pasur një marrëdhënie intime edhe me një grua te trete, po ashtu punonjese e kompanise, identiteti i së cilës nuk është bërë publik. Huang, një prej njerëzve më të fuqishëm të botës, dha dorëheqjen pas nisjes së një hetimi të pavarur për të përcaktuar nëse ai mund të ketë qenë shënjestër e një operacioni të inteligjencës së huaj.
Ai ka pranuar të dalë para kongresit për të dhënë llogari. Skandali ka tronditur edhe Wall Street ku brenda një jave, Nvidia humbi mbi 400 miliardë dollarë nga vlera e saj në treg.


