A e dinit? Nuk ndikon vetëm dieta në peshën tuaj, por edhe ora se kur ju konsumoni ushqim

Soft

A e dinit? Nuk ndikon vetëm dieta në peshën tuaj, por edhe ora se

Dilema e të gjithëve mes ushtrime fizike dhe palestrës për të humbur peshë mbetet një prej më të mëdhave në jetën tonë dinamike. Ka shumë mënyra për të rrëzuar kilet e tepërta, por dieta mbetet një prej më populloreve. Por a e dije se edhe orët gjatë të cilave ha, mund të ndikojnë në shtimin ose jo në peshë? Sipas një studimi të fundit, të hash mes orëve 8 të mëngjesit dhe 14 mund të të ndihmojë për të humbur peshë më lehtë. Pse?

Studiuesit e “Universitetit të Alabama-s në Birmingham” arritën në këtë konkluzion, pasi morën në shqyrtim rastet e 11 pjesëmarrësve për të parë se si funksionin trupi i tyre kur hanin vaktet mes orës 8 dhe 20 në mbrëmje, si dhe ditët kur hanin mes orëve 8 dhe 14. Në ditët kur pjesëmarrësit nuk hanin pas orën 14, u vu re se kishin më pak dëshirë për të ngrënë, digjnin yndyrë më shpejt dhe kishin një fleksibilitet metabolik më të lartë (nuk tundoheshin nga ushqimet).

Natyrisht, është e kuptueshme se mes orës 14 dhe 20 është një kohë e gjatë pa ngrënë. Megjithatë, nëse ke dyshime që kjo mënyrë nuk është e duhura, atëherë mos e provo akoma. Por, sipas studiuesve, është një prej mënyrave që jep rezultat në rënien e peshë. A s’ishte kjo ajo që doje të arrije brenda vitit 2025?

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion