Si ndryshojnë shpenzimet ekonomike?/ Gratë shqiptare dominojnë blerjet online, burrat kryesojnë në shpenzimet familjare

Sipas të dhënave të INSTAT, gratë dhe burrat në Shqipëri shfaqin dallime të dukshme në mënyrën e konsumit, përdorimin e teknologjisë dhe kushtet ekonomike.
Në vitin 2024, familjet me kryefamiljarë burra shpenzuan mesatarisht 96 mijë lekë në muaj, ndërsa familjet me kryefamiljare gra rreth 76 mijë lekë.
Në përdorimin e internetit, burrat kryesojnë me 88.1%, kundrejt 86.3% të grave. Megjithatë, gratë janë më aktive në blerjet online, veçanërisht për veshje dhe mallra sportive, ku përbëjnë 55.6% të blerësve, kundrejt 44.4% të burrave.
Ndërkohë, rreziku për të qenë në varfëri ose përjashtim social prek 40.5% të popullsisë, me një nivel më të lartë te gratë, 41.5%, krahasuar me 39.4% te burrat.
Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rritjes së përfshirjes në ekonominë digjitale, diferencat gjinore në të ardhura, konsum dhe kushtet sociale mbeten të dukshme.


