Shqiptari në Greqi sulmohet me th'ikë nga rumuni, mbetet e plagosur edhe partnerja

Bota

Shqiptari në Greqi sulmohet me th'ikë nga rumuni, mbetet e
Një incident i rëndë dhune në familje ndodhi në zonën e Lavrios në Athinë, një çerek orë pas mesnatës të së enjtes, kur një 32-vjeçar rumun hyri me forcë në shtëpinë e ish-partneres së tij, duke thyer dritaren me çekiç.

Më pas ai sulmoi gruan 32-vjeçare dhe partnerin e saj aktual, 33-vjeçarin shqiptar Klevis Tite, duke i plagosur me thikë, pasi fillimisht debatuan me të dy.

Dy të plagosurit u dërguan në Asklepieion në Voula pasi kishin lëndime të rënda. Gruaja u transferua më vonë në Evangelismos, pasi gjendja e saj u konsiderua më serioze.

Gjatë incidentit, dy fëmijët e mitur të 32-vjeçarit rumun dhe ish-partneres së tij, përkatësisht 1.5 dhe 2.5 vjeç, ndodheshin brenda në shtëpi.

Dy fëmijët, të cilët u zgjuan nga përleshja dhe ajo që ndodhi më pas para syve të tyre, ikën nga shtëpia të frikësuar dhe të tronditur.

Autori 32-vjeçar u soll në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Lavreotiki, ku u arrestua për tentativë vrasjeje. Në të kaluarën, ai kishte 5 kallëzime kundër tij për dhunë në familje, ndërsa më 3 shtator u arrestua për armëmbajtje pa leje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion