Shqiptari në Greqi merr goditjen fatale, 17-vjeçari e palg'os në bark dhe largohet nga vendngjarja

Bota

Shqiptari në Greqi merr goditjen fatale, 17-vjeçari e palg'os
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Agia Galini të Kretës, në Greqi, ku një 58-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me thikë nga një 17-vjeçar grek.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën e 58-vjeçarit, i cili prej shumë vitesh jeton dhe punon në këtë zonë së bashku me familjen e tij.

Nga të dhënat paraprake të publikuara nga mediat greke, dyshohet se pas një konflikti mes tyre, i mituri e ka goditur dy herë me thikë në zonën e barkut 58-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri në këto momente, nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë përplasje të dhunshme.

Gjendja shëndetësore e shqiptarit është përshkruar si tepër e rëndë, për shkak të humbjes së madhe të gjakut. Pas ngjarjes, ai është dërguar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, për t’u transportuar më pas me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm Universitar të Heraklionit, ku do të merrte trajtim të mëtejshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion