Zgjedhjet për kryetarin e PD, Stresi shpreh publikisht mbështetjen për Shehajn

Showbiz

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Stresi shpreh publikisht mbështetjen

E Kur bie fjala për Partinë Demokratike, Stresi është një ndër mbështetësit më të “flakët” dhe të “çmendur”.

Gjatë fushates për zgjedhjet e 25 prillit, reperi edhe pse ndodhet në arrati nuk ka nguruar të shprehë mbështetje pëmes rrjeteve sociale për kandidatin, Lulzim Basha.

Mirëpo, tani që Basha humbi mesa duket edhe Stresi ka ndruar krah. Së fundmi, ai nuk ka nguruar që të shprehë mbështetje publikisht për kandidatin për Kryetari të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Zgjedhjet për kryetarin e PD, Stresi shpreh publikisht mbështetjen

Në një nga postimet e Shehajt, Stresi ka komentuar: Të priftë e mbara. Prej disa ditësh Agron Shehaj po vijon fushatën nëpër Shqipëri duke kërkuar vota për të fituar përballë kandidatëve Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

 

ME TE LEXUARAT