Ylli i futbollit në zi, nëna e tij humb jetën pas një sëmundje të rëndë

Showbiz

Ylli i futbollit në zi, nëna e tij humb jetën pas një

Ka humbur jetën nëna e futbollistit të njohur, Gonzalo Higuain. E ndjera, Nancy Zacarias është ndarë nga jeta pasi në vitin 2016 është operuar për shkak të sëmundjes së rëndë të kancerit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se lufta e saj me kancerin ka qenë e fortë dhe shumë e vështirë.

Kujtojmë se vitin që lamë pas, Gonzalo u largua nga Juventusi drejt Argjentinës për t’i qëndruar pranë nënës së tij, që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Sulmuesi madje ishte gati edhe ta linte futbollin dhe këtë e ka pranuar edhe vetë.

Ylli i futbollit në zi, nëna e tij humb jetën pas një

“Isha gati ta lija futbollin, por nëna ime më tha jo dhe se duhet të vazhdoja. Nëse do varej nga unë, do të hiqja dorë. E dua futbollin, por më shumë dua nënën time. Ma tha që nuk do të më lejonte ta lija futbollin për të”, ka thënë Higuain në një intervistë të dhënë për “Marca”.

ME TE LEXUARAT