Kolonja i dha më shumë se 80% të votave, Xhaçka: Fitore spektakolare e PS

Politikë

Kolonja i dha më shumë se 80% të votave, Xhaçka: Fitore

Partia Socialiste fitoi sot në Kolonjë, dhe deputetja e Olta Xhaçka ka marrë 87% të votave. Në një intervistë televizive, Xhaçka tha se kjo ishte një fitore spektakolare.

"Ka qenë vërtetë një fitore spektakolare e PS në Kolonjë, por edhe në qarkun e Korçës. Veçanërisht në Kolonjë kemi marrë një rezultat që në përqindje votash që është më e larta që kemi marrë ndonjëherë në zgjedhje parlamentare dhe jam shumë krenare që përfaqësova PS në Kolonjë.

Jam duke ndjekur situatën për qarkun e Korçës dhe për Shqipërinë dhe shikoj këtë trend kudo, patjetër që kandidatët kanë rolin e tyre, por pas kandidatëve është një makineri e jashtëzakonshme organizative që është PS, por edhe puna e jashtëzakonshme dhe vizioni i Edi Ramës, por edhe puna që kemi bërë gjatë këtyre 8 viteve. Unë prisja që Kolonja të na mbështeste, siç na ka mbështetur edh enë betejat e tjera elektorale. Jam shumë e prekur dhe e emocionuar për mikpritjen, është një fitore që na takon të gjithëve dhe që i takon mbi të gjithëve atyre që na mbështetën", tha Xhaçka.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion