Xheneta flet për fejesën 5-vjeçare: Ish-vjehrra s’më donte!

Showbiz

Xheneta flet për fejesën 5-vjeçare: Ish-vjehrra s’më

Ish-banorja e BIG Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka folur për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’.

Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta ka vendosur që të tregojë një histori të saj personale.

Ish-banorja e BBVK3 ka zbuluar se ka qenë e fejuar për 5 vite dhe nuk ka patur raport të mirë me vjehrrën. Xheneta shtoi se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, për të cilin ka shumë respekt edhe tani.

“Unë kam qenë e fejuar 5 vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë.

Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që t’a konceptonte dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme.”-u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion