PD kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi

Politikë

PD kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga KQZ:

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të menjëhershëm, pasi koalicionit opozitar mungojnë 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit

Nisur nga kjo, PD-ASHM kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor.

KËRKESA E PD-ASHM

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Lënda: Kërkesë për verifikim të menjëhershëm

Baza ligjore: Kushtetuta e RSH; nenet 19, 97, 99, 123/1, 160 e vijues të Kodit Zgjedhor.

Nga: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)

I nderuar z. Komisioner,

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet dhe të dhënat zyrtare që na janë përcjellë nga KQZ ditën e djeshme, si rezultat i kërkesave tona të përsëritura gjatë procesit të ankimimeve të PD-ASHM në KAS.

Shqetësimi ynë lidhet me faktin se, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion