“Xhelozi, mungesa e vëmendjes”, Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Bora Zemani

Showbiz

“Xhelozi, mungesa e vëmendjes”, Donaldi flet për herë

Loja e javës ka bërë që VIP-at në Big Brother të flasin më shumë se çduan për jetën e tyre. Janë vetëm 3 ditë nga loja dhe kamerat kanë fokusuar shumë të qara dhe rrëfime shumë personale. Mes tyre ka qenë dhe rrëfimi i Donald Veshajt, për ndarjen nga Bora Zemani.

Në rrëfimin e tij, pas pyetjeve me  Bora Zemanin, Donaldi tha se xhelozia ka qënë një nga shkaqet pse janë ndarë.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

“Xhelozi, mungesa e vëmendjes”, Donaldi flet për herë

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista. /Telegrafi

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion