"Do vdisnim për bukë nëse rrisim rrogat", qytetari në protestë: Rama ruan arkën e zyrtarëve

Politikë

"Do vdisnim për bukë nëse rrisim rrogat", qytetari

Vijon protesta kundër rritjes së çmimit të bukës, naftës dhe energjisë elektrike para Kryeministrisë.

Qytetarët kërkojnë reagim më të fortë nga kryeministri Rama.

Një qytetar i pranishëm në protestëka ironizuar deklaratën e kryeministrit pak ditë më parë se nëse rriten pensionet dhe pagat, Shqipëria falimenton si shtet. Qytetari shprehet se Rama po mbron arkën ku fusin duart zyrtarët.

“Nëse qytetarëve iu rritet rroga nuk dëmton absolutisht buxhetitn, ekonomia e vendit. Nëse rriten pagat, e vetmja që dëmtohet është ai tenderi 2.2 miliardë lekë. Kur qytetarët kërkojnë t’i rriten pensionet, është ajo arkë ky zyrtarët fusin dorën. Nuk dëmtohet ekonomia e vendit, nëse kërkohen të ulen taksat. Jemi i vetmi vend në rajon që paguan 20% për ushqime, ashtu si asnjë vend tjetër. Të dashur bashkëqytetarë, të gjithë më shumë në numër.

Të mos e lejmë këtë beteje. Ata kërkojnë të vjelin më shumë nga taskat dhe pasuria e këtij vendi. Nuk mundet që qytetarët të këtij vendi të mbushin barkun duke paguar shtrenjtë.

Për shkak të rritjes së ccmimit të bukës, një djali të vogël në familjen time do t’i mungojë një libër. Ccdo muaj në shtëpinë e një pensionisti do mungojë kujdesi shëndetësor, se ato leke do shkojnë për bukë. Sicc thotë kryeministri , në këtë vend nuk vdesim për bukë, por nuk duhet të vdesin as rrugës për bukë. Kryeministri duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve”, tha protestuesi.

 

ME TE LEXUARAT