"Vjen era alkool, budalla"/  Degradon debati, Egla bën me shkumë Meritonin dhe e lag me ujë 

Showbiz

"Vjen era alkool, budalla"/  Degradon debati, Egla bën me
Debatet mes Eglës dhe Meritonit kanë vijuar edhe ditën e sotme. Ndërsa ajo ndodhej në vaskë duke u larë, Meritoni i është afruar dhe kanë nisur të flasin.

Gjatë bisedës, Egla e ka lagur me ujë dhe i ka hedhur shkumë në kokë dhe në fytyrë. Më pas ai i ka thënë se vjen era alkool dhe se ndoshta për shkak të kësaj sillet në këtë formë.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Nuk je shembulli që duhet mësuar

Egla: Ti po flet si fëmijë dhe do trajtohesh si fëmijë

Meritoni: Po më kërcënon? Çfarë duhet të mësoj nga ty? Pse më kërcënove? Po më lag, je duke më lagur me qëllim….

Egla: Nuk duhet të rrish këtu, është një vajzë në intimitetin e saj në vaskë… ti je budalla, budallait i hapet rrugë

Meritoni: Po pse je kaq zero?

Egla: Nuk duhet të më rrish përballë se jam duke u larë

Meritoni: Mos më prek, se i paske pirë nja tre gota dhe po të vjen era alkool

Egla: Kam pirë një birrë

Meritoni: Po të vjen era alkool dhe po më shqetëson, ndoshta për shkak të alkoolit sillesh kështu?

Egla: Ndoshta

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion