Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Aktualitet

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Vlorë,

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Problematika më e dukshme është regjistruar në rrugën “Albano Romina”, në lagjen “Lef Sallata”, ku është grumbulluar një sasi e konsiderueshme uji. Kjo situatë përsëritet sa herë që qyteti përballet me reshje të dendura.

Probleme me grumbullimin e ujërave janë evidentuar edhe në Plazhin e Vjetër dhe në zonën e Skelës, pranë rrugës “Kosova”.

 Në këto akse, lëvizja është bërë e vështirë, veçanërisht për këmbësorët.

Përmbytjet në këto zona janë një shqetësim i përsëritur për banorët, duke rikthyer në vëmendje nevojën për ndërhyrje në sistemin e kullimit dhe përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të shiut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion