VIDEO/ Momente paniku, këngëtarja e famshme i shpëton mrekullisht përplasjes nga një makinë

Showbiz

VIDEO/ Momente paniku, këngëtarja e famshme i shpëton mrekullisht

Një moment i frikshëm për Ariana Grande në Paris! Këngëtarja 32-vjeçare u gjend shumë pranë një aksidenti pasi një automjet rrezikoi ta përplaste teksa po kalonte rrugën për të përshëndetur fansat.

Në pamjet që u shpërndanë në rrjet, Grande duket e tmerruar, duke ngritur dorën për t’u mbrojtur, ndërsa makina ndaloi vetëm disa centimetra larg saj.

Këngëtarja shkëlqeu në një fustan të zi me detaje lulesh rozë gjatë ngjarjes në Operën e Parisit. Grande kompletoi look-un me një pallto të zezë me ngjyra të ndezura në pjesën e brendshme dhe taka të larta, duke i dhënë stilit të saj elegancë.

Pavarësisht incidentit, Grande vazhdoi mbrëmjen me humor, duke ndryshuar më pas në një fustan rozë gjatë premierës private të Ëicked: For Good në Paris dhe duke përshëndetur fansat nga një taksi private.

Ky moment vjen pak ditë pasi Grande mungoi në premierën e Ëicked në Brazil për shkak të problemeve me fluturimin. Në një postim në Instagram, këngëtarja shprehu zhgënjimin e saj për pamundësinë për të mbërritur në Sao Paulo për shkak të problemeve teknike me avionin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion