I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej...

Kosovë&Rajon

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku sipas raportimeve ishin mbledhur mbështetës të PDK-së dhe të LVV-së.

Në momentin që mbrojtja e afërt ka shkuar në lokalin e caktuar, pronari, Gani Haziri, ka konstatuar tensione mes mbështetësve dhe ka vendosur ta mbyllë lokalin, duke i nxjerrë jashtë klientët për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Në një prononcim për media, Haziri sqaroi se vendimin për ta mbyllur lokalin e mori vetë, për të shmangur përplasjet mes simpatizantëve politikë.

“Asnjë palë nuk ka kërkuar që të lirohet hapësira, por e pash që gjendja po dilte nga kontrolli, për mos me e u bë diçka më e madhe. Unë e mora vesh nga punëtorët e mi, më thanë që po vjen Albin Kurti. Por e pash që po eskalon situata, dhe për këtë arsye mbylla lokalin”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi se asnjë grup simpatizantësh nuk ka protestuar apo kërkuar largimin nga lokali, duke theksuar se qëllimi i tij ishte vetëm ruajtja e qetësisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion