Ves që e mori nga vajza, Johny Depp vazhdon të luajë me kukulla

Showbiz

Ves që e mori nga vajza, Johny Depp vazhdon të luajë me kukulla

Një lajm komik ka ardhur nga aktori Johnny Depp, i cili, sipas mediave rozë, vazhdon të luajë me kukulla edhe pse vajza e tij është rritur. Mediat shkruajnë se ai ai luante me të bijën kur ishte e vogël dhe asokohe vuri re se loja e ndihmonte me rolet e tij nëpër filma, pasi ushtrohej në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Unë dhe vajza ime kemi luajtur shumë me kukulla. Unë provoja personazhe duke luajtur me kukulla. Një ditë vajza thjesht më tha ‘Babi, bëhu një kukull normale, ndalo me ata zëra të ndryshëm’, tregoi ai.

Depp ka pranuar se në shtëpi fsheh një koleksion me kukulla, të cilat e ndihmojnë të jetë një aktor më i mirë. “Kam shumë kukulla në koleksion”- pranoi ai, duke i habitur të gjithë.

Më herët, Depp u bë pjesë e telasheve pasi një hajdut hyri me forcë në shtëpinë e tij. Në fakt hajdut ka qenë një grua, e cila është arrestuar menjëherë nga policia. Burime pranë policisë kanë bërë të ditur për se një grua, me shumë mundësi e pastrehë, ka hyrë brenda shtëpisë së Depp në Hollyëood Hill në fundjavë. Mirëpo “aventura” e saj brenda shtëpisë së aktorit nuk ka zgjatur shumë për shkak të sistemit të sigurisë në shtëpi që ka vënë në lëvizje menjëherë edhe policinë.

ME TE LEXUARAT