Valbona Mhilli tregon me kë shkruan më shpesh në WhatsApp pas Big Brother VIP: “Jozin e kam...” 

Showbiz

Valbona Mhilli tregon me kë shkruan më shpesh në WhatsApp pas Big

Valbona Mhilli ka treguar në një intervistë për “Pushime On Top” se edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP 4” vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me shumicën e ish-banorëve. Moderatorja theksoi se ka komunikim të vazhdueshëm me shumë prej tyre dhe se raportet janë pozitive.

E pyetur nëse ka ndonjë mikësi të veçantë që ka mbetur edhe jashtë shtëpisë së famshme, Valbona veçoi Joz Markun, duke zbuluar se miqësia mes tyre ka qenë e fortë edhe para BBV-së.

“Nuk mund të anashkaloj pa përmendur atë mik që kisha jashtë por që e kisha edhe brenda, Jozi. Jozi është mik para se të futesha në shtëpinë e Big Brother, por edhe jashtë shtëpisë. Vazhdojmë të ruajmë një miqësi shumë të mirë bashkë”, u shpreh ajo.

E pyetur për komunikimet e saj në “WhatsApp”, Valbona tha se nuk shkruan vetëm me Jozin, por mban kontakte të mira edhe me shumë vajza dhe djem të tjerë nga edicioni i katërt i reality show-t.

ME TE LEXUARAT