Arrestohen 3 persona në Elbasan! Kapen "mat" duke kaluar emigrantë të paligjshëm (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar nga Policia në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm që kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Florjan Mustafa, Aleksandër Rira dhe Denis Çollaku, të cilët, në dy raste të ndryshme, po transportonin gjithsej 24 emigrantë me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjatë verifikimeve rezultoi se njëri prej të arrestuarve drejtonte automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
Sekuestrohen 2 automjetet.
rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për shtetas të përfshirë në veprimtarinë kriminale të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga Vendet e Treta, të cilët synojnë të shkojnë ilegalisht, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan 2 operacione të njëpasnjëshme në këtë fushë.
Konkretisht, nga 2 ndërhyrjet e kryera në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, u finalizuan operacionet e koduara:
-“Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan;
-“Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


