Dhunohet në lokal personazhi i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij: “Na thanë mos bëni zhurmë”

Aktualitet

Dhunohet në lokal personazhi i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, ku janë dhunuar brutalisht personazhi i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate në ambientet e një lokali në zonën e “Rrugës Bardhyl”. Të dy janë sulmuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë një debat banal i nisur me fjalët “mos bëni zhurmë në lokal”.

Dhunohet në lokal personazhi i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i

Si pasojë e dhunës, Genard Hajdini ka pësuar dëmtime në fytyrë, duke përfunduar me syrin e nxirë dhe hundën e fashuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka marrë kallëzimet e të dëmtuarve dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Hetimet janë në vijim për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në dhunën fizike ndaj dy personave.

ME TE LEXUARAT