“Unë e dua dhe ajo më do!”, Flet djali misterioz që shkëmbeu puthje me Tean

Showbiz

“Unë e dua dhe ajo më do!”, Flet djali misterioz që

Pasi Tea mohoi zërat për lidhjen e re, sot ka ardhur dhe reagimi i djalit misterioz me të cilin ajo shkëmbeu puthje. Ai është shfaqur në një video-live në Instagramin e Teas, ku ka thënë se janë miq të mirë me njëri-tjetrin, teksa shtoi se e do shumë Tean, ashtu sikurse edhe ajo. ”Jemi thjesht miq me Tean. Unë e dua atë dhe ajo më do mua dhe ajo do tani telefonin e saj!”

Ditën e djeshme, ish-konkurrentja reagoi në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram ku ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë, teksa shtoi më tej se nuk do të flasë më kurrë për lidhjet e saj këtej e tutje.
Puthja virale e Teas me djalin “misterioz”

Dy netë më parë, Tea publikoi në Instagram një video, në të cilën shfaqej duke shkëmbyer puthje me një djalë të panjohur për publikun ndonëse i kishte bërë “tag”. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje. Tea e fshiu më pas videon, mirëpo fansave nuk u shpëtoi ky moment dhe për disa orë u kthye në një video virale kudo në rrjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion