“U shite”, Ermal Mamaqi tregon incidentin me Rogertin gjatë Prime në BBV: Më sulmoi, doja t’i kapja kokën…

Showbiz

“U shite”, Ermal Mamaqi tregon incidentin me Rogertin gjatë

Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme për pak çaste brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të BBV, ku së bashku me Elvana Gjatën zgjodhën një skuadër fituese për aktrimin e një skeçi.

Skuadra e Rogertit ishte ajo humbëse dhe Ermali tregoi sot në “Fan Club” se është “sulmuar” nga Rogerti.

“Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime. Kur unë vendosa që do të shpallej fitues ky grupi që nuk ishte i Rogertit, filloi duke më sulmuar: ‘U shite’, ‘të blenë’, ‘të shitën’.

Desha t’ia kapja njëherë kokën, t’ia vendosja dorën te balli dhe t’i thoja: ‘Dil satan, nga ky trup’, por nuk e bëra dot. Shaka, shaka. Nuk është aq i keq sa duket. Është shumë interesant ai”, – u shpreh Ermali.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion