U përjashtua pas komentit ndaj Juelës, Greta ka diçka për t’i thënë familjes së banores së BBV 5

Showbiz

U përjashtua pas komentit ndaj Juelës, Greta ka diçka për

Greta Kazazi ishte ditën e sotme e ftuar në studion e “Fan Club”, ku komentoi eliminimin e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.

Sapo mori fjalën, ish-banorja i kërkoi falje familjes së Juela Nikollit për komentin e bërë në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ku për pasojë ndërpreu garën.

Në të njëjtën koha ajo tha se edhe familja e saj është ndjerë e ofenduar për fjalët që janë thënë drejt saj.

“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar.

Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë”, tha Greta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion