“Jam në Afrikën e Jugut...”/ Babai i Selin i ashpër me Mirin: E kam neveri, mos më bëni...

Showbiz

“Jam në Afrikën e Jugut...”/ Babai i Selin i ashpër

Babai i Selin, Toni Bollati, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar lojën e së bijës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Përmes një lidhje telefonike, ai komentoi edhe deklaratat e forta që Rogert Sterkaj ka bërë kundrejt tij, duke thënë se ndodhet në burg.

I pyetur nga moderatorja e programit, Kiara Tito, që i qëndron fjalëve që ai ka thënë për Armir Shahinin, zoti Bollati u përgjigj duke thënë që i qëndron fjalëve për Mirin deri sa të vdesë. Madje ai shtoi se ka “neveri për atë person”.

“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë edhe mund të bëjmë edhe një video call edhe e shikoni sa mirë që jam. Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje.

Selin është njeri i besës edhe në asnjë moment nuk e nomininoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta. Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e ka mbajtur atë besë deri në fund, derisa e kuptoi që e ka keqpërdorur këtë besë. Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më edhe t’i jap vlera më atij.

Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë”, tha babi i Selin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion