U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori

Showbiz

U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kjo ishte

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kristi Lamaj, i ftuar në “Fan Club” ka folur për përjashtimin e tij nga programi, pas daljes nga muri.

Ai u shpreh se kjo ishte mënyra e vetme që të dilte i pastër nga loja e banorëve aty brenda, që u shpreh se nuk po i pëlqen.

“Shtëpinë magjike, kushte të jashtëzakonshme dhe ishte një nga ato momente të jashtëzakonshme. Mendoj që është cikël jetësor edhe ajo që ndodh në BBV. Nuk mendoja se kishte një ndasi, të jetuarit aty dhe mënyra se si do të luaje ishte pa ndarje.

Unë dhash jetën aty, ka një lindje dhe një vdekje. Në përfundim shpresoj që të mbahen mend. Nuk pretendoj të dal i larë në flori nëse zhytësh në llum. Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori”, tha Kristi Lamaj.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion