Tërheqja e 'deklaratës' një skenar? Kapen "mat" bashkë Andi dhe Jasmina

Showbiz

Tërheqja e 'deklaratës' një skenar? Kapen

Andi dhe Jasmina mbeten dyshja më e përfolur e ‘Përputhen’ aktualisht.

Ata madje u deklaruan për njëri-tjetrin, deklaratë të cilën vetëm pak kohë më pas e hodhën poshtë, duke u shprehur se nuk shohin përputhje mes tyre.

"Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë. A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh", tha Andi.

Mirëpo, duket se gjërat mes dyshes nuk janë mbyllur me kaq.

Në rrjet së fundmi po qarkullon një foto ku duken qartë Andi dhe Jasmina duken duke ngrënë në një nga fast food-et e Tiranës. Me sa duket, dyshja ka reflektuar dhe po përpiqet të rregullojë gjërat mes tyre apo gjithçka ishte një skenar?!

Tërheqja e 'deklaratës' një skenar? Kapen

ME TE LEXUARAT