Humbi babain në të njëjtën ditë kur u bë nënë, Arbenita reagon e pikëlluar

Showbiz

Humbi babain në të njëjtën ditë kur u bë


Ditën e djeshme, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe partneri i saj, Fero, u bënë prindër për herë të parë. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Mirëpo, në ditën më të bukur të jetës së saj, kur u bë nënë për herë të parë, Arbenita gjithashtu mori lajmin më të hidhur të jetës. Babai i saj humbi betejën me Covid-19, me të cilin po luftonte prej ditësh.

Pas këtij lajmi të hidhur, ka reaguar për herë të parë edhe Arbenita, e cila me siguri ka ngarkesën më të madhe emocionale. Krahas një fotoje të të atit kur ishte i ri, modelja shkruan:

“Pusho në paqe babi im. Të bekoftë Zoti me një vend në parajsë! Do të jesh gjithmonë në mendjen time. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë i tregoni të dashurve tuaj sa i doni dhe përqafojini, nuk do ta dini kurrë se kur do të shkojnë…”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion