Të “kryqëzuar” se u dashuruan, Ola dhe Endri: Po na bënin fajtorë

Showbiz

Të “kryqëzuar” se u dashuruan, Ola dhe Endri: Po na

Çifti i njohur Endri Prifti dhe Ola Bruko ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku për herë të parë vendosën të flasin hapur për historinë e tyre të dashurisë.

Në një bisedë të sinqertë ata treguan arsyet pse e kishin mbajtur marrëdhënien larg vëmendjes mediatike, si dhe momentin kur ajo u bë publike. Çifti ndau gjithashtu përjetimet e tyre pas reagimeve dhe komenteve të shumta të publikut, duke rrëfyer se si ekspozimi dhe gjykimet i kanë bërë të ndihen në faj për ndjenjat e tyre.

Rudina Magjistari: Më pas ju hezituat për ta mbajtur këtë histori për vete, që ajo të merrte formë, të piqej mirë dhe ju vetë ta kuptonit më mirë dhe më pas u bëtë gati për të publikuar.

Ola Bruko: Jo në fakt ajo ka qenë një foto shumë spontane për ta publikuar, që publikonim zakonisht, por që tërhoqi më shumë vëmendje dhe atje menduan njerëzit se ne e zyrtarizuam. Ne në fakt historinë tonë nuk kemi pasur shumë qejf që ta kishim publike, ose që njerëzit të merreshin kaq shumë me ne, por e kuptojmë që kjo është e paevitueshme, duke qenë se të dy jemi persona publikë.

Endri Prifti: Të gjitha gazetar po shkruanin, kështu që më mirë thamë ta bënim publike.

Rudina Magjistari: Në fakt pati shumë kuriozitet për faktin kur u mësua historia juaj.

Ola Bruko: Jo vetëm kurioziteti, por na bënte që të ndjeheshim keq që po dashurojnë, na bënë që të ndjehemi në faj që po duam njëri-tjetrin.

Rudina Magjistari: Pati komente!

Ola Bruko: Tani vazhdojnë akoma, ka arritur një pikë që nuk më shqetësojnë më këto komente, sepse e kam kuptuar që janë njerëz të vendosur për këtë qëllim.

ME TE LEXUARAT