Vra'sja e Egli Progës në Pogradec, shtyhet seanca për dy të akuzuarit, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Vra'sja e Egli Progës në Pogradec, shtyhet seanca për dy
Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për 5 të akuzuarit e vrasjes së Egli Progës.

Seanca e sotme zgjati rreth 60 min dhe gjykata nuk arriti në vendimmarrje për shkak të mungesës së avokatit të Leonidha Guçes.

Mësohet se seanca e radhës do të jetë të hënën tjetër, ndërsa pritet që gjykata të vendosë nëse çështja do të kalojë në gjykim themeli apo do ti kthehet prokurorisë.

Pas dy vitesh, prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi çështjen për gjykim për 5 persona.

Organi i akuzës u komunikoi akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçes dhe Leonidha Guçes. Dy të akuzuarit deri më sot ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët me “detyrim paraqitje” për moskallëzim krimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion