Agjentët pla'gosin 28-vjeçaritn, qytetarët ndërmarrin hapin ekstrem në mbrojtje të tij

Bota

Agjentët pla'gosin 28-vjeçaritn, qytetarët ndërmarrin
Një operacion i agjentëve të emigracionit në SHBA është kthyer në një incident me armë zjarri në Teksas, ku një 28-vjeçar venezuelian është qëlluar dhe plagosur rëndë nga një agjent i ICE. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Austin, duke shkaktuar reagime të forta dhe protesta pranë vendit ku u zhvillua operacioni.

I plagosuri është identifikuar si Wilber Rafael Garces Perez, 28 vjeç. Sipas raportimeve, gjithçka nisi pas ndalimit të një automjeti. Pas kësaj, 28-vjeçari është larguar në këmbë dhe ka nisur një ndjekje, gjatë së cilës një agjent i ICE ka përdorur armën. Garces Perez u qëllua në pjesën e trupit dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij raportohet e rëndë, por e qëndrueshme.

Policia: Nuk ishim pjesë e operacionit

Një tjetër element që ka nxitur debat është fakti se Policia e Austin nuk ishte e përfshirë në operacionin e ICE. Shefja e policisë lokale, Lisa Davis, ka deklaruar se efektivët e Austin nuk morën pjesë në operacion dhe nuk ishin të pranishëm në momentin kur u qëllua 28-vjeçari.

Kryebashkiaku i Austin, Kirk Watson, ka kërkuar që autoritetet lokale të kenë rol në hetimin e incidentit, ndërsa prokuroria e qarkut Travis ka kërkuar akses në provat e çështjes.

Versione të ndryshme për 28-vjeçarin

Rasti ka hapur gjithashtu debat mbi statusin e emigrantit venezuelian. Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se Garces Perez kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA dhe se ndaj tij ekzistonte një urdhër përfundimtar dëbimi.

Por avokatja e familjes ka kundërshtuar disa prej të dhënave të bëra publike nga autoritetet amerikane dhe ka kërkuar sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Pikërisht mënyra se si u zhvillua përballja dhe arsyeja që çoi në përdorimin e armës nga agjenti federal pritet të jenë në qendër të hetimit.

Rreth 100 persona në protestë

Pas të shtënave, rreth 100 persona u mblodhën pranë vendit të ngjarjes, duke protestuar kundër operacioneve të ICE dhe mënyrës së zbatimit të politikave amerikane të emigracionit.

Incidenti vjen në një periudhë kur operacionet e ICE janë intensifikuar ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar përplasje dhe protesta në disa qytete.

Hetimi pritet të përcaktojë nëse përdorimi i armës nga agjenti federal ishte i justifikuar dhe cilat ishin saktësisht rrethanat që çuan në plagosjen e 28-vjeçarit./SHEKULLI 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion