Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Showbiz

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi

Të gjithë sportdashësit i kanë sytë e kthyera nga Washingtoni, atje ku po hidhet shorti për Kupën e Botës 2026 të FIFA-s. E teksa të gjithë nën ethet e shorteut fokusohen tek goglat dhe kupa, Heidi Klum duket se ekziston në një univers tjetër paralel, në një univers ku koha ndalon dhe mosha nuk njeh plakjen.

52-vjeçarja, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj, u shfaq me fustan vezullues në ngjyrë gold, që i vinte në pah linjat. Flokët e gjatë bjonde i kishte stiluar drejt, duke e kthyer në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Ndërsa Heidi dominonte në skenë, në anën tjetër të botës së showbiz-it një tjetër emër i madh tërhoqi jo pak vëmendje: Kevin Hart. Komediani me famë botërore, i njohur për stand-up-et e tij ikonike dhe filmat e suksesshëm në Hollyëood, ka vendosur t’i hyjë një fushe krejt ndryshe, botës së futbollit.

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi

46-vjeçari, i cili prej vitesh ka shtrirë aktivitetin në disa industri, duket se po eksploron edhe një dimension të ri të karrierës së tij, duke e surprizuar publikun me këtë lëvizje të papritur.

Dy yje botërorë, dy surpriza të ndryshme, por të dy duke rikujtuar se në botën e shoëbiz-it, shkëlqimi dhe risitë nuk kanë limit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion