Sukses pas suksesi, albumi i Dua Lipës në top 10-shen e “Billboard 200”

Showbiz

Sukses pas suksesi, albumi i Dua Lipës në top 10-shen e

Sukseset e njëpasnjëshme të Dua Lipës në industrinë e muzikës nuk kanë të ndalur.

“Future Nostalgia” është bërë albumi i parë i një artisteje femër që qëndron për gjashtë muaj, pjesë e klasifikimit në top listën e njohur botërore, “Billboard 200”.  

“Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi personaliteti i radios, Mike Adam në statusin e tij.

Këngëtarja e famshme shqiptare ka rrëfyer më herët se në fillimet e karrierës së saj muzikore ajo kishte dyshime për talentin e saj deri para publikimit të hitit “Don’t Start Now”, që është pjesë e albumit “Future Nostalgia” e cila rezultoi më vonë një hit botëror. Momentalisht  Dua është me pushime në Nju Meksiko.

ME TE LEXUARAT