Stresi publikon video nga avioni: Do ta ulim në Kukës më 18 Prill...

Showbiz

Stresi publikon video nga avioni: Do ta ulim në Kukës më 18

Më datë 18 Prill, do të inaugurohet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe do të kryhet fluturimi i parë, sikurse ka deklaruar ministrja e Transporteve Belinda Balluku para disa ditësh.

Lidhur me këtë ngjarje që pritet të ndodhë, ka reaguar së fundmi këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar një video brenda një avioni, ku shkruan se këtë aeroplan do ta ulë në aeroportin e Kukësit më datë 18 Prill.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stresi publikon video nga avioni: Do ta ulim në Kukës më 18

“Biletat i keni falas! Do ta zbresim me çdo kusht në Kukës avionin më datën 18 Prill”, ka shkruar Stresi në Facebook.

Ndërkohë, edhe ministrja e Transporteve Belinda Balluku ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të aeroportit të Kukësit ku po kryhen punimet e fundit.

“Përgatitjet e fundit në aeroportin e Kukësit, ku pak ditë na ndajnë nga fillimi i operimeve.

Mbajmë premtimin për t’i dhënë Kukësit një vepër gjigande dhe Shqipërisë aeroportin e dytë ndërkombëtar”, ka shkruar ministrja Balluku/klan

ME TE LEXUARAT