E akuzuar për mashtrim, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e shtetases amerikano-kanadeze

Aktualitet

E akuzuar për mashtrim, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e

Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimin e amerikano-kanadezes Lyda Jolanda Harris, e vënë në pranga në gusht të këtij viti.

Ka qenë vetë shtetasja amerikano-kanadeze që nëpërmjet avokatit Arben Prenga, kërkoi ekstradimin e drejtpërdrejt. Ajo akuzohet për mashtrim nga autoritetet amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.

Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare me pretendimin se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë.

Në dosjen hetimore kundër gruas thuhet se skema e mashtrimit përgjithësisht fillon me një telefonatë ndaj të moshuarve amerikanë, të cilëve anëtarët e organizatës iu prezantohen si të afërm. Të moshuarve iu kërkohen para me pretendimin se nipi ose mbesa e tyre është në një rrezik të madh ose është përfshirë në një aksident dhe duhet të paguajë dëmet e aksidentit.

Organizata ku bën pjesë Harris, ka marrë para nga viktimat. Në momentin që siguron paratë, organizata i pastron ato, përmes llogarive bankare, përfshirë dhe ato të Harris, ose duke u investuar në kriptomonedha.

Hetuesit federalë zbuluan se Harris kishte hapur llogari bankare që i përdorte për të pastruar paratë e marra nga viktimat e mashtrimit, duke i transferuar në kompani fantazma. Në shkurt 2020, Harris mori 29 mijë dollarë nga një kompani e regjistruar në emër të një të dënuari. Fondet u gjurmuan dhe janë të një 73-vjeçaraje që ra pre e mashtrimit në Kaliforni.

Agjentët e FBI u takuan me Harris në nëntor të 2020 gjatë një operacioni kërkimi. Hetimi zbuloi se në telefonin e Harris kishte komunikime të shumta me bashkëpunëtorë mashtrues që vijonin aktivitetin prej disa muajsh.

Ajo deklaronte në telefonata se kishte pastruar para, por kur u pyet nga FBI u përpoq të minimizojë përfshirjen e saj në këto skema.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion