Sokol Cikalleshi infektohet me Covid-19, nuk do luajë kundër Polonisë
Lajmifundit
/
11 Tetor 2021, 19:49
Showbiz

Sokol Cikalleshi është infektuar me Covid-19, duke e lënë atë jashtë ndeshjes me Poloninë. Mësohet se sulmuesi nga Kavaja është izoluar menjëherë pas marrjes së rezultateve, duke vënë në pozitë të keqë trajnerin Edi Reja.
Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të kuqezinjve pasi tashmë nuk llogaritet në planet e teknikut italian për sfidën ndaj Polonisë. Cikalleshi është rasti i dytë pozitiv pas Hoxhallarit në këtë grumbullim mes kuqezinjve, ndërsa i infektuar ka rezultuar që në fillim të grumbullimit edhe fizioterapisti Voci.


