Bashkimi dhe Ada kapen mat në Kosovë, konkurrentët mohojnë një lidhje mes tyre

Showbiz

Bashkimi dhe Ada kapen mat në Kosovë, konkurrentët mohojnë

Emisioni i “Përputhen” sot u hap me një video mes Adës dhe Bashkimit në Kosovë. Të dy ata janë kapur mat, jashtë emisionit dhe kjo nuk është toleruar nga produksioni. Të dy ata e pranuan se janë takuar, por nuk kanë qënduar më shumë se 30 minuta.

“Unë kam qenë të shtunën me shoqërinë time në Kosovë. Kam kontaktuar për një moment Bashkimin për të më treguar një lokal ku mund të shkoja për të pirë shisha, duke qenë se unë nuk njoh asnjë andej. Kam shkuar, erdhi dhe Bashkimi për të më treguar vendin, e kam takuar”, ka treguar Ada.

Nga ana tjetër, Bashkimi ka shtuar se ka qëndruar 30 minuta për të në shenjë respekti./express

ME TE LEXUARAT