“Shqiptar m**i”, kritikoi Interin për festën masive të titullit, tifozët italian kapen keq me këngëtarin

Showbiz

“Shqiptar m**i”, kritikoi Interin për festën masive

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta i cili jeton dhe ka arritur kulmet e karrierës në Itali është bërë protagonist në rrjetet sociale duke kritikuar ashpër autoritetet italiane për festën e tifozëve të Interit në Piazza Duomo.

Meta shprehet në rrjetet sociale se qeveria anuloi koncertin e tij në datën 1 maj me arsye se ishte kundër rregullave të Covid-19, teksa lejuan 30 mijë tifozë të Interit të mblidhen në sheshin kryesor të Milanos për të festuar.

Por reagimi i këngëtarit ka nxitur dhe reagime të tifozëve të futbollit ku në një status që vetë Meta e ka publikuar, një person i drejtohet me fjalën “Shqiptar m**i”. Një fjalor i rëndë ky drejtuar një artisti, teksa bie në sy dhe pikëpamja etnike. Meta mori mesazhe të shumta në përkrahje të tij teksa situata duket më e ndezur se kurrë në Itali.

Postimi në “Twitter” i Ermal Metës

“Në 1 maj nuk ishim në gjendje të sillnim teknikët tanë pavarësisht nga të gjitha kontrollet. Dje, kur u ktheva në Milano,  gjeta këtë rrëmujë. E gjitha është shumë e turpshme dhe mendoj se nuk jam i vetmi”.

Postimi në “Instagram” i Ermal Metës

“Në 1 maj asnjë artist nuk ishte në gjendje të sillte teknikët e tyre për shkak të ccështjeve të “sigurisë”. Ne të gjithë e pranuam këtë fakt pa diskutim. Dje, megjithatë kthimi në Milano ishte ky. A ju duket normale? Ku janë institucionet kur ato janë të nevojshme apo është e vërtetë që Italia është një Republikë e themeluar nga futbolli”, u shpreh ashpër këngëtari Meta”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion