Lufta kundër COVID-19, BE: Shqipërisë i kemi dhuruar 4.2 milionë euro pajisje mjekësore

Aktualitet

Lufta kundër COVID-19, BE: Shqipërisë i kemi dhuruar 4.2

Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, Shqipërisë i ka ofruar pajisje për të luftuar sëmundjen me vlerë 4.2 milionë Euro.

Lufta kundër COVID-19, BE: Shqipërisë i kemi dhuruar 4.2

“Pajisje mjekësore të specializuara për parandalimin dhe trajtimin e Covid19 me një shumë totale prej 4.2 milionë Euro i janë dhuruar Shqipërisë që nga fillimi i pandemisë” thuhet në postimin e delegacionit të BE-së në Facebook.

 Ndërkohë në Shqipëri vazhdon edhe procesi i vaksinimit në kuadër të luftës kundër Covid-19. 

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 504,386 doza të vaksinës anticovid, prej të cilave 403,066 vaksinime janë kryer për personat mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion