Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga Selvija, reagon për herë të parë ndaj postimit të saj

Showbiz

Shpat Kasapi konfirmon ndarjen nga Selvija, reagon për herë të

Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë kohët e fundit shumë prezent në mediat rozë, ku nuk kanë munguar thashethemet për raportin e tij me ish-partneren Selvijen dhe incidentet në dasma.

Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, Kasapi mohoi çdo lajm për rrahje, duke e përjashtuar gjithçka si një debat të vogël mes tij dhe të tjerëve. Ai po ashtu foli për marrëdhënien aktuale me Selvijen:

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë shumë të mirë, por vetëm për hatrin e djalit, Roelit. Nuk më intereson fare shkrimi i asaj.”

Kujtojmë se Selvija ka hequr të gjitha fotot me Shpatin nga llogaria e saj në rrjetet sociale, duke theksuar distancën e qartë mes tyre pas ndarjes.

Shpat Kasapi duket të ketë vendosur të ruajë një marrëdhënie korrekte për shkak të djalit, duke evituar polemikat e panevojshme në media.

ME TE LEXUARAT