‘Të hapen dosjet e Ballukut dhe Ramës’, protestuesja – kryeministrit: Je bërë i neveritshëm, largohu!

Aktualitet

‘Të hapen dosjet e Ballukut dhe Ramës’, protestuesja

Një protestuese e pranishme në tubimin e 50-të radhazi para Kryeministrisë ka kërkuar hapjen e dosjeve të hetimeve dhe publikimin e çështjeve që, sipas saj, mbahen të mbyllura.

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo iu drejtua kryeministrit Edi Rama me akuza dhe kërkoi që të zbardhen dosjet e zyrtarëve të lartë.

“Kam dy-tre kërkesa për këtë krypis. Në radhë të parë, të marrin të hapin dosjet se i ka futur stivë nën tavolina. Të hapin dosjen e Ballukut, dosjen e vet, dosjen e të gjithëve me radhë. Të gjithëve, pa përjashtim”, u shpreh protestuesja.

Më tej, ajo i bëri thirrje kryeministrit të largohet, duke përdorur tone të ashpra ndaj tij.

“Edhe një thirrje e kam: ik, mos na bëj të fusim duart në hale me ty, se nuk ia vlen. Je bërë i neveritshëm, je bërë egoist dhe të vjen era gjithkund”, deklaroi ajo.

Protesta para Kryeministrisë vijon prej 50 ditësh, me qytetarë që kërkojnë ndryshime politike dhe mbajnë qëndrime kundër qeverisë.

ME TE LEXUARAT