Protesta e 50-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

Aktualitet

Protesta e 50-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë

Qytetarët janë mbledhur këtë mbrëmje para Kryeministrisë në protestën e 50-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas fjalimeve të mbajtura në bulevardin përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar ndryshim, transparencë dhe llogaridhënie.

Me pankarta dhe slogane në duar, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre, ndërsa marshimi vijon përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Protesta zhvillohet në një atmosferë të qetë, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

ME TE LEXUARAT